Lista e deputetëve të AAK-së dhe Nismës, kaq vende ka siguruar partia e Limajt

Ka përfunduar numërimi i votave të koalicionit AAK-NISMA në të gjitha vendvotimet.

IndeksOnline ka siguruar listën përfundimtare të kandidatëve të këtij koalicioni që kanë arritur të sigurojnë më së shumti vota, e me ç’rast do të sigurojnë edhe ulëse për legjislaturën e ardhshme në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Në krye të listës është kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, që në të gjithë vendin ka arritur të grumbullojë 34 mijë e 32 vota.

Ai ndiqet nga i vëllai, Daut Haradinaj, që ka grumbulluar 19 mijë e 965 vota, shkruan IndeksOnline.

Në vend të tretë rënditet Fatmir Limaj, me 18 mijë e 611 vota, me Time Kadrijajn që jo befasisht plotëson katërshen më të votuar të koalicionit, me gjithsej 11 mijë e 819 vota.

Lista vijon me Bekë Berishën, me 11580 vota dhe Lahi Brahimajn, me 9510 vota. Arbëreshë Krasniqi ka grumbulluar 8450 vota, ndërkaq kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, 8186 sosh.

Kësisoj, nga NISMA Socialdemokrate, në legjislaturën e ardhshme pritet të jenë deputetë Fatmir Limaj dhe Arbëreshë Krasniqi.

Kjo është lista e plotë:

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë