Këngëtari i mirënjohur shqiptar, Shaqir Cërvadiku, me emocione të mëdha ka folur për bashkëshorten e tij të ndjerë, dhe lindjen e nipit.
Ai kujtoi si në spitalin e njëjtë ku i vdiq gruaja dhe ku përjetoi dhimbjen më të madhe, i lindi nipi – që ia ndryshoi jetën.
“Familjen e kam pikë të dobët sepse është dhurata më e shtrenjtë që na ka dhënë Zoti. Ditën që më lindi nipi, ishte i njëjti spital ku e kisha gruan dhe i njëjti spital ku ajo vdiq, aty lindi edhe nipi”, tha ai në Klan Kosova.
“Më thirri djali dhe tha: Ka lind nusja, fëmija është mirë, nusja mirë. E mora një kafe dhe falënderova Zotin që në vendin ku përjetova dhimbjen më të madhe, e përjetova gëzimin më të madh në jetë”, u shpreh artisti.