Publikohet fotografia e të vrarit në Skenderaj
![](https://drenicaonline.com/wp-content/uploads/2025/02/hfghfghf-1-750x430.jpg)
Një vrasje tragjike ka ndodhur sot në një kafiteri në qendër të Skenderajt, transmeton DrenicaOnline.
Sipas informacioneve të para, Hisni Ibishi është autori i dyshuar i vrasjes, ndërsa viktima është familjari i tij, Ismet Ibishi.
Të dy janë nga fshati Klinë e Ulët, dhe dyshohet se konflikti ka ndodhur për çështje pronësore.
Policia ka dalë në vendngjarje dhe po heton rrethanat e rastit.