Lavdije Deliu thekson angazhimin e strukturave të IDEAL-it për fitoren e 9 Shkurtit

Lavdije Deliu, kandidate për deputete nga koalicioni AAK-Nisma-IDEAL, ka vlerësuar punën dhe angazhimin e strukturave të IDEAL-it gjatë fushatës.

Ajo ka theksuar se këto struktura janë shembulli më i mirë i angazhimit dhe pathyeshmërisë, duke përmendur se suksesi dhe fitorja janë të padiskutueshme kur flitet për mbiemrin legjendar Jashari.

Deliu ka shprehur nderin e saj për të qenë pjesë e strukturave të IDEAL-it, bashkë me dy themeluesit Bekim Jashari dhe Gjeneral Nuredin Lushtaku.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë