Nuredin Lushtaku akuzon udhëheqësinë e Skenderajt për presion ndaj punëtorëve të QKMF-së

Kandidati për deputet nga koalicioni AAK-Nisma-Ideal, Nuredin Lushtaku, ka denoncuar një takim të udhëheqësisë komunale të Skenderajt me punëtorët e QKMF-së, duke e cilësuar atë si presion politik dhe shkelje të ligjit.

Sipas Lushtakut, kryetari dhe nënkryetari i Komunës së Skenderajt kanë zhvilluar një takim 15-minutësh në QKMF rreth orës 12:30, gjatë të cilit kanë kërkuar që të mos bëhen fotografi për të fshehur fushatën brenda institucioneve publike.

“Pika e dytë e takimit ka qenë presioni i drejtpërdrejtë ndaj punëtorëve për t’ju treguar se për kë duhet të votojnë,” ka deklaruar ai.

Lushtaku ka ftuar punëtorët e QKMF-së që të mos bien pre e këtyre presioneve dhe të mbrojnë të drejtën e tyre për një votë të lirë dhe demokratike. Ai po ashtu ka kritikuar udhëheqësinë komunale për degradimin e këtij institucioni dhe neglizhimin e profesionistëve shëndetësorë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë