Djali i heroit kombëtar thirrje për të votuar 99-shin e PDK-së, Isak Nezirin
Isak Neziri, kandidat për deputet nga radhët e PDK-së, po merr mbështetje të madhe sidomos nga familjarët e dëshmorëve dhe veteranëve të luftës.
Patriot Brahimi, djali i heroit Halim Brahimi, ka dalë edhe publikisht në përkrahje të Isak Nezirit, duke ju bërë thirrje që për të të votojnë edhe familjarët e dëshmorëve, invalidëve të luftës e familjarë të martirëve.
Brahimi shkruan se Isak Neziri është biznesmen i suksesshëm dhe i dalluar në Gjermani.
“Ai ka treguar përkushtim dhe pasion në çdo hap të karrierës së tij, dhe është momenti që ti tregojmë popullit të Kosovës se e vlerësojmë punën e tij të palodhur. Le të jemi një ekip i fortë dhe ta mbështesim Isakun në aventurat e tij të ardhshme për Deputet më numër 99. Bashkohuni me mua për ta treguar këtë mbështetje dhe për të krijuar një atmosferë pozitive rreth tij”, ka shkruar ai.