Arrestohen dy persona në Drenas për drogë dhe armëmbajtje pa leje
Dy persona janë arrestuar në fshatin Çikatovë e Re nën dyshimin për posedim të substancave narkotike dhe armëmbajtje pa leje, transmeton portali DrenicaOnline.
Gjatë kontrollit, policia ka sekuestruar një thikë dhe një boks hekuri, ndërsa në banesën e njërit nga të dyshuarit janë gjetur 14 gramë marihuanë, një peshore elektronike, gjashtë fishekë, një thikë dhe një telefon.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./DrenicaOnline/