Hajdar Beqa: Mobilizim i madh në Medvec të Prizrenit, fitorja me Bedri Hamzën është e sigurt

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Hajdar Beqa, ka zhvilluar një takim të rëndësishëm me qytetarët e Medvecit, ku është pritur me entuziazëm dhe përkrahje të madhe.

Ai theksoi mobilizimin dhe përkushtimin e jashtëzakonshëm të qytetarëve, të cilët besojnë në ndryshim dhe progres për Kosovën. Sipas tij, bashkimi i forcave dhe vizioni i qartë për të ardhmen janë garanci për një fitore të sigurt me Bedri Hamzën si kryeministër.

“Kosova meriton më mirë dhe ne do ta bëjmë realitet!” – u shpreh Beqa, duke theksuar rëndësinë e përkrahjes së qytetarëve për një qeverisje të fortë dhe të qëndrueshme.

PDK po vazhdon takimet mobilizuese në gjithë Kosovën, duke prezantuar programin e saj për zhvillimin ekonomik, rritjen e mirëqenies dhe qeverisje të përgjegjshme.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë