Xhevahire Izmaku në Drenas: Mbështetje e fuqishme për Kosovën Fituese

Kandidatja për deputete nga Nisma Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku, ka zhvilluar takime në Drenas, ku ka marrë përkrahje të madhe nga qytetarët për zgjedhjet e 9 shkurtit.

“Drenasi ka dëshmuar gjithmonë vendosmëri dhe besim në ata që punojnë me përkushtim! Energjia dhe mbështetja e qytetarëve na shtyjnë të ecim përpara me vizion të qartë për Kosovën fituese”, ka deklaruar Izmaku.

Ajo ka theksuar rëndësinë e përfaqësimit të denjë dhe të përkushtuar në Kuvendin e Kosovës për të realizuar projektet dhe ndryshimet që qytetarët presin.

#VeçVepra137
#XhevahireIzmaku9
#NismaSocialdemokrate
#KosovaFituese

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë