Të shtëna me armë zjarri në Qupevë të Ulët në Klinë

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar të dielën në fshatin Qupevë e Ulët në Klinë, ku fatmirësisht nuk pati persona të lënduar. I dyshuari që shkrepi armën u kap nga Policia dhe tashmë ndodhet në mbajtje.

Siç merr vesh Sinjali, rasti u zbulua teksa Policia po patrullonte dhe u dëgjuan gjuajtjet me armë në këtë fshat.

Pas intervenimit në vendin e ngjarjes, i dyshuari që kishte shtënë me armën ilegale u kap nga Policia dhe u shoqërua në stacion policor për intervistim.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se personi i dyshuar ka deklaruar para hetuesve policorë se cak i tij ishin qentë endacakë, të cilët i ka gjuajtur me armë.

Me t’u përfunduar procedurat policore, Prokurori i Shtetit ka lëshuar aktvendim për ndalim policor dhe inicimin e hetimit ndaj të dyshuarit.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë