Aktgjykimi i Speciales, Musliu: Shteti ynë nuk po e trajton seriozisht këtë çështje

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu Shoshi ka kritikuar qasjen e shtetit të Kosovës karshi zhvillimeve në Gjykatën Speciale dhe aktgjykimit dënues ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Ajo ka thënë se vet fakti që Kuvendi i Kosovës po mblidhet 12 ditë pas vendimit të Speciales, tregon se shteti nuk po e trajton seriozisht këtë çështje.

“Fakti që Kuvendi mblidhet 12 ditë pas vendimit të Gjykatës Speciale për të miratuar një deklaratë (e cila nuk ka asnjë fuqi ligjore), tregon se shteti ynë nuk po e trajton seriozisht këtë çështje! MOS HARRONI: pas kësaj beteje, do të gjykohet PAVARËSIA jonë nga të njëjtët akterë. Uniteti ynë sot e mbron Kosovën!”, ka shkruar ajo.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë
✕