Isak Neziri: Investime të reja në Drenas, bashkëpunim me afaristin nga Gjermania

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Isak Neziri, ka mirëpritur në Parkun e Biznesit në Drenas afaristin e suksesshëm kosovar nga Gjermania, Farukun.

I njohur për kompaninë e tij Luki Lichterbung, e cila realizon reklama për brendet botërore si Lidl, Porsche, Suzuki dhe të tjera, ka shprehur gatishmërinë për të investuar edhe në Kosovë.

“Shumë shpejt do të prezantohet kapaciteti i numrit të punësuarve dhe modeli biznesor. Ky është një hap i rëndësishëm drejt fuqizimit të sektorit privat dhe krijimit të vendeve të reja të punës,” tha Neziri.

#PDK131
#IsakNeziri99

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë