Bekim Haxhiu në Gjakovë dhe Malishevë: Mbështetje e fuqishme për PDK-në!

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu – Kamishi, ka marrë pjesë në dy tubime madhështore në kuadër të fushatës zgjedhore, në Gjakovë dhe Malishevë. Ai ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e madhe që qytetarët i dhanë Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidaturës së tij.

“Faleminderit Gjakovë! Faleminderit Malishevë! Mbështetja juaj është shtytje e madhe për fitoren e PDK-së dhe për një të ardhme më të mirë për Kosovën”, u shpreh Haxhiu.

Gjatë këtyre takimeve, ai ka theksuar rëndësinë e programit të PDK-së dhe vizionit të Bedri Hamzës për Kosovën, duke inkurajuar qytetarët që më 9 shkurt të votojnë për ndryshime pozitive dhe zhvillim të qëndrueshëm.

PDK po vazhdon takimet e saj në të gjitha komunat e Kosovës, duke synuar një fitore të madhe në zgjedhjet e ardhshme.

#PDK131 ✅
#BedriHamzaKryeministër1 ✅
#MemliKrasniqi2 ✅
#BekimHaxhiuKamishi109 ✅

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë