Isak Neziri: Të rinjtë dhe gratë në fokusin e programit ekonomik të PDK-së

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Isak Neziri, ka theksuar rëndësinë e përfshirjes së të rinjve dhe grave në zhvillimin ekonomik të vendit. Përmes një postimi, ai ka bërë të ditur se programi ekonomik i PDK-së synon punësimin e kontrolluar përmes investimeve të mërgatës në Drenicë dhe mundësive të punës sezonale në Gjermani.

Neziri ka shprehur entuziazmin e tij pas takimeve me banorët e Poklekut të Vjetër dhe të Ri, duke vënë në dukje vullnetin e tyre për të qëndruar në Kosovë dhe për të mbështetur vizionin e ri të PDK-së.

“Jam i lumtur të shoh nga afër vullnetin dhe dëshirën e të gjithëve për të mos e lëshuar Kosovën, por për të mbështetur një vizion të ri të PDK-së dhe timin si deputet i ardhshëm”, ka deklaruar ai.

PDK po vazhdon fushatën e saj me fokus në zhvillimin ekonomik dhe krijimin e mundësive të reja për qytetarët, duke theksuar mbështetjen për investime dhe rritjen e punësimit.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë