Patriot Krasniqi: Festa në tusuz të Prizrenit kulmon me fitoren e madhe të PDK-së më 9 shkurt

Patriot Krasniqi, kandidati për deputet nga PDK, ka shprehur mirënjohjen e tij për pritjen e ngrohtë që mori nga banorët e lagjes “Tusuz” në Prizren.

Festa që nisi sonte pritet të kulmojë më 9 shkurt me fitoren e madhe të Partisë Demokratike të Kosovës.

Gjatë fjalës së tij, Krasniqi kujtoi se lagja “Tusuz” ka qenë dhe mbetet një burim i frymëzimit të tij politik, duke theksuar se kjo lagje ka qenë një nga bazat e UÇK-së dhe bastion i PDK-së që nga paslufta.

“Prizrenasit janë bashkuar si asnjëherë më parë për të mbështetur PDK-në dhe kandidatin për kryeministër, z. Bedri Hamza,” tha Krasniqi.

#PDK131
#BedriHamza1
#MemliKrasniqi2
#PatriotKrasniqi88

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë