Nuredin Lushtaku falënderon banorët e Rezallës: “Bashkimi ynë është forca jonë”

Kandidati për deputet nga koalicioni AAK-Nisma-Ideal, Nuredin Lushtaku, ka zhvilluar një takim të ngrohtë me banorët e fshatit Rezallë, ku ka shprehur mirënjohjen për mikpritjen dhe përkrahjen e tyre.

“Së bashku, me përkushtim dhe vizion, do ta bëjmë ndryshimin me Koalicionin për Kosovën Fituese 137”, deklaroi Lushtaku, duke theksuar se bashkimi i qytetarëve është forca që e shtyn këtë koalicion drejt suksesit.

Ai i ftoi qytetarët që të vazhdojnë mbështetjen për vizionin e koalicionit dhe të punojnë për një Kosovë më të mirë për të gjithë.

#Koalicioni137
#NuredinLushtaku5

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë