Kjo është kandidatja nga Drenica që po merr mbështetje të madhe në rrugën drejt Kuvendit

Lavdije Deliu, kandidate për deputete në Kuvendin e Kosovës, po garon në zgjedhjet parlamentare si pjesë e koalicionit AAK-Nisma-Ideal, i cili mban numrin 137 në listën zgjedhore, transmeton portali DrenicaOnline.

Ajo zë vendin 54 në këtë listë dhe ka bërë thirrje për angazhim të qytetarëve, duke theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes në zgjedhje për të ndikuar në të ardhmen e vendit.

“Votimi është më shumë se një e drejtë, është një përgjegjësi. Le të punojmë së bashku për të krijuar një shoqëri të drejtë, të begatë dhe të zhvilluar,” ka theksuar Deliu në komunikimet e saj me qytetarët.

Deliu dhe ekipi i saj fushatën e kanë fokusuar në bashkëpunim dhe në promovimin e një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët e Kosovës, duke kërkuar mbështetjen e votuesve për të sjellë ndryshimin që dëshirojnë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë