Rrahman Rama: Bedri Hamza si Kryeministër, zgjidhja më e mirë për qytetarët
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) Rrahman Rama, mbrëmjen e së hënës, ka takuar banorët e fshatit Stallovë të Prishtinës, ku është mirëpritur nga një numër i madh i simpatizantëve të PDK-së nga ky vend.
Rama ka falënderuar të pranishmit që i janë bashkuar forcës së ndryshimit që po vie për të mirën e vendit. Rama ka vlerësuar se vetëm me Bedri Hamazën Kryeministër, është zgjidhja më e mirë që ofrohet për qytetarët.
“Kam takuar sonte banorët e fshatit Stallovë në Prishtinë, me të cilët pata rastin të bisedoj për shqetësimet dhe zgjidhjet që ofron Bedri Hamza. Faleminderit për pritje prishtinas! #Rr7”, ka shkruar Rama në rrjetin e tij Facebook, transmeton DrenicaOnline.
#PDK131
#BedriHamza1
#RrahmanRama7
#mamirë