Agim Thaqi, shtylla e arsimit në Gjimnazin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, del në pension pas 43 viteve shërbimi
Pas 43 viteve të përkushtimit dhe profesionalizmit në arsim, profesori dhe drejtori i Gjimnazit “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, Agim Thaqi, ka vendosur të përmbyllë karrierën e tij të suksesshme dhe të nisë një kapitull të ri në pension.
Gjatë këtyre dekadave, profesor Agimi ka qenë një figurë frymëzuese për gjenerata të tëra nxënësish, duke udhëhequr me përkushtim edhe në kohë të vështira, si periudha e masave të dhunshme. Përkushtimi i tij ndaj edukimit dhe të ardhmes së rinisë ka lënë gjurmë të pashlyeshme në komunitetin e arsimit.
Me mirënjohje dhe respekt të thellë, i urojmë shëndet dhe qetësi në këtë etapë të re të jetës së tij.
Faleminderit, Profesor Agim Thaqi, për kontributin tuaj të jashtëzakonshëm për arsimin dhe komunitetin!