Valon Grabovci prezanton prioritetet e tij si kandidat për deputet nga PDK: “Kosova mundet më mirë”

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Valon Grabovci, ka nisur përgatitjet finale për shpërndarjen e kartave të tij njoftuese, duke u angazhuar për të komunikuar drejtpërdrejt me qytetarët dhe për të prezantuar vizionin e tij politik.

Duke mbështetur programin e kandidatit për kryeministër Bedri Hamza, me sloganin “Kosova mundet #MaMirë”, Grabovci ka renditur disa nga angazhimet kryesore të PDK-së për qeverisjen e ardhshme:

✅ Rritje pagash deri në 50% për sektorin publik.
✅ Rritje e pensioneve, me asnjë pension nën 200 euro dhe një rritje 50% për kategoritë e luftës.
✅ Subvencione prej 100 euro për fëmijët që nuk mund të regjistrohen në çerdhet publike.
✅ Mbështetje për bizneset, me grante deri në 30% të investimit.
✅ Ndryshim i ligjit për TVSH-në, duke mundësuar pagesën brenda vendit dhe jo në kufi.
✅ Lirim nga tatimi për pagat deri në 400 euro.
✅ Përmirësim i shëndetësisë dhe zbatim i sigurimeve shëndetësore për të gjithë.

“Programi i PDK-së është i qartë dhe realist. Ne synojmë ta bëjmë Kosovën një vend më të zhvilluar, më të drejtë dhe me më shumë mundësi për të gjithë qytetarët. Ju ftoj të më përkrahni dhe të votoni për numrin 55 në listën e PDK-së”, ka deklaruar Grabovci.

Fushata zgjedhore po hyn në fazën e saj intensive, ndërsa kandidatët vazhdojnë takimet me qytetarët për të prezantuar platformat e tyre.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë