Patriot Krasniqi: Bizneset e vogla dhe të mesme, prioritet absolut për zhvillimin ekonomik

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Patriot Krasniqi, ka vizituar sot disa biznese dhe zejtarë në qytetin e Prizrenit, ku është njohur nga afër me punën, sukseset dhe sfidat e tyre të përditshme.

“Sot, së bashku me kolegët e mi kandidatë për Parlamentin e Kosovës nga radhët e PDK-së, vizituam disa nga bizneset, afaristët dhe zejtarët e qytetit tonë të Prizrenit. Këto vizita më mundësuan të njihem nga afër me punën e tyre të palodhshme, sukseset e arritura, por edhe sfidat dhe problematikat që i përballojnë çdo ditë,” ka deklaruar Krasniqi.

Ai është zotuar se do të jetë zëri i tyre në Parlamentin e Kosovës dhe se çdo shqetësim apo kërkesë e ngritur do të jetë pjesë e angazhimeve të tij parlamentare.

“Bizneset e vogla dhe të mesme janë shtylla e ekonomisë sonë dhe zhvillimi i tyre është prioriteti ynë absolut. Me besimin tuaj, do të punojmë së bashku për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për Prizrenin dhe gjithë Kosovën!” ka përfunduar ai.

#PDK131✅
#BedriHamza1✅
#MemliKrasniqi2✅
#PatriotKrasniqi88✅

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë