Shaqir Totaj: Patriot Krasniqi, përfaqësues i denjë i mërgatës për në Kuvendin e Kosovës
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka vlerësuar lartë kandidatin për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Patriot Krasniqin, duke e cilësuar atë si një të ri me vizion të qartë politik.
Totaj theksoi se Patriot Krasniqi ka themeluar nga zero strukturat dhe degën e PDK-së në Itali, duke treguar lidership dhe përkushtim të jashtëzakonshëm ndaj partisë dhe vendit.
“Me kandidimin e tij për deputet, ai është përfaqësimi më i mirë i mërgatës, i qytetarëve të Prizrenit dhe Kosovës”, – u shpreh Totaj, duke i uruar suksese në këtë garë elektorale.
Mbështetje e madhe për Patriot Krasniqin!