Ferat Shala viziton fshatin e Shaban Polluzhës: “Na bashkon thirrja për një Kosovë më të mirë”

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka zhvilluar një vizitë në fshatin e Shaban Polluzhës, një nga vendet historike të qëndresës shqiptare.

Në këtë takim me qytetarët, ai theksoi rëndësinë e trashëgimisë atdhetare dhe nevojën për angazhim të vazhdueshëm për një të ardhme më të mirë për Kosovën.

“Sot, falë Zotit dhe luftës çlirimtare, na bashkon një thirrje tjetër – thirrja për një Kosovë më të mirë. Faleminderit që mbështesni vizionin e PDK-së dhe kandidaturën time për deputet”, ka deklaruar Shala.

Ai gjithashtu shprehu mirënjohjen për përkrahjen e qytetarëve dhe bëri thirrje për mbështetje në zgjedhjet e ardhshme, duke theksuar vizionin e tij dhe të PDK-së për zhvillimin e vendit.

Kandidati i PDK-së ka nisur një fushatë të fuqishme në terren, duke u takuar me qytetarë dhe struktura partiake në disa komuna të Kosovës.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë