Patriot Krasniqi: “Prizreni, Jerusalemi i PDK-së, i mobilizuar për fitoren e 9 shkurtit!”
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Patriot Krasniqi, ka deklaruar me entuziazëm se Prizreni është i mobilizuar fuqishëm për ta mbështetur Bedri Hamzën si kryeministër dhe për të garantuar një fitore të madhe më 9 shkurt.
Në dy takime të organizuara në “Bajram Curr” dhe “Lek Dukagjin”, kryeministri i ardhshëm, Bedri Hamza, është pritur nga qytetarë të shumtë, ku ka shpalosur pjesë nga programi i tij për zhvillimin dhe përparimin e Kosovës.
“Prizreni historikisht ka qenë i rreshtuar në përkrahje të PDK-së dhe kjo traditë do të vazhdojë edhe më 9 shkurt!” – ka theksuar Patriot Krasniqi, duke bërë thirrje për një mobilizim të plotë në ditët e fundit të fushatës.
✅ VOTO PDK – #131
✅ VOTO Patriot Krasniqi – #88