Shahin Dervishaj pritet me entuziazëm në Lagjen Dervishaj në Leqinë
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Shahin Dervishaj, ka zhvilluar një takim të ngrohtë me banorët e Lagjes Dervishaj në Leqinë, ku është pritur me respekt dhe mbështetje të madhe, transmeton portali DrenicaOnline.
Ai shprehu mirënjohjen e tij për këtë pritje të përzemërt, duke theksuar se çdo përshëndetje dhe çdo dorë e shtrirë i jep edhe më shumë motiv për të kontribuar fuqishëm për Kosovën.
“Taman siç e do tradita jonë, çdo përshëndetje, çdo dorë e shtrirë, çdo fjalë mbështetjeje, po më forcon rrugën për të kontribuar fuqishëm në Kosovë”, u shpreh Dervishaj.
Banorët e Leqinës treguan besimin e tyre në vizionin e tij dhe të PDK-së për të ardhmen e vendit, duke premtuar përkrahje të fuqishme në zgjedhjet e 9 shkurtit./DrenicaOnline/