Aurora Berisha pritet me mbështetje në Negroc: “Mobilizim për një Kosovë më të mirë”
Kandidatja për deputete nga PDK, Aurora Berisha, ka zhvilluar një takim me qytetarët në fshatin Negroc, vendlindjen e Jakup Krasniqit. Ajo u prit me përkrahje të madhe nga banorët, të cilët shprehën mbështetjen e tyre për Partinë Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e ardhshme.
“Sonte, në Negroc të bacit Jakup Krasniqi, gjetëm mbështetjen dhe kurajën për të vazhduar rrugën tonë drejt një Kosove më të mirë. Ky mobilizim dhe kjo përkrahje janë një frymëzim për rrugën tonë të pandalshme drejt një Kosove më të mirë. Faleminderit nga zemra, Negroc!”, ka shkruar Aurora Berisha në një postim në rrjetet sociale.
Në këtë takim, u theksua rëndësia e mbështetjes për kandidatët e PDK-së, ku Bedri Hamza dhe Memli Krasniqi janë renditur përkatësisht në numrin 1 dhe 2 të listës, ndërsa Aurora Berisha mban numrin 68.
Fushata elektorale po intensifikohet, dhe PDK po synon të mobilizojë sa më shumë votues në të gjitha komunat e Kosovës.