Valon Grabovci pritet ngrohtësisht në Suharekë, mobilizim i strukturave të PDK për fitore
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Valon Grabovci, ka zhvilluar një takim me strukturat e partisë në Suharekë, ku është pritur ngrohtësisht nga kryetari i degës, Dardan Berisha, dhe përfaqësues të nëndegëve të PDK-së.
Grabovci ka shprehur mirënjohjen për organizimin dhe mbështetjen e treguar, duke theksuar se mobilizimi i strukturave në këtë komunë është dëshmi e qartë e përkushtimit për fitoren e PDK-së në zgjedhjet e ardhshme dhe për zgjedhjen e Bedri Hamzës si kryeministër të Kosovës.
“Falënderim i veçantë për pritjen e ngrohtë dhe përkushtimin e strukturave të PDK-së në Suharekë. Të bindur dhe të angazhuar për fitoren e Bedri Hamzës!” – ka deklaruar ai.
PDK ka intensifikuar aktivitetet elektorale në të gjitha komunat e vendit, ndërsa Suhareka po shihet si një bastion ku pritet një rezultat i lartë në favor të partisë./DrenicaOnline/