Postoi foto me armë në rrjetet sociale, policia i shkon te dera e shtëpisë drenicasit
Është arrestuar një person në Lubavec të Skenderajt pasi që i njëjti në rrjete sociale kishte postuar një foto me pistoletë.
Policia ka bërë të ditur se arrestimi i drenicasit u bë të mërkurën pasdite, transmeton portali DrenicaOnline.
Lidhur me rastin personi i dyshuar e ka dorëzuar armën së bashku me një karikator dhe pesë fishekë.
Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./DrenicaOnline/