Lavdije Deliu fton qytetarët për mbështetje: “Vota juaj është përgjegjësi për të ardhmen e Kosovës”

Kandidatja për deputete nga koalicioni AAK-Nisma-Ideal, Lavdije Deliu, ka bërë thirrje për angazhim dhe pjesëmarrje aktive të qytetarëve në zgjedhjet parlamentare. Ajo thekson se ky është një moment vendimtar për të ardhmen e Kosovës dhe për formimin e qeverisë që do ta drejtojë vendin në vitet e ardhshme.

Deliu theksoi se fushata e saj është një thirrje për bashkëpunim dhe jo një garë mes individëve, duke inkurajuar qytetarët të dëgjojnë programin e saj dhe ta mbështesin me votën e tyre. “Votimi është më shumë se një e drejtë, është një përgjegjësi,” theksoi ajo.

Ajo garon me numrin #54, ndërsa koalicioni i saj mban numrin #137 në fletëvotim.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë