Aurora Berisha në Poklek: Mbështetje e madhe për PDK-në dhe zotim për një të ardhme më të mirë
Kandidatja për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Aurora Berisha, ka zhvilluar një takim në Poklek, ku ka marrë mbështetje të madhe nga banorët për platformën e saj dhe vizionin e PDK-së.
“Edhe në Poklek, mbështetja për Ma Mirë ishte e parezervë. Në çdo shtëpi, fshat e qytet, qytetarët po i bashkohen misionit tonë për një të ardhme më të mirë,” ka deklaruar Berisha.
Ajo theksoi se Pokleku mbetet një simbol i sakrificës dhe dhimbjes së thellë, duke kujtuar Masakrën e Poklekut, ku 54 civilë të pafajshëm u vranë nga ushtria dhe policia serbe, 25 vite më parë.
“Të gjithë emrat, të gjitha historitë dhe të gjitha vuajtjet e tyre janë motivi ynë për të vazhduar përpara dhe për të ndërtuar një të ardhme më të mirë, duke nderuar të kaluarën e tyre,” theksoi ajo.
Me moton #PDK131 dhe #AuroraBerisha68, Berisha po vazhdon takimet në terren, duke mobilizuar qytetarët për mbështetjen e PDK-së në zgjedhjet e ardhshme.