Adnan Thaqi takon disa veteranë të luftës: Kujtesë për sakrificën dhe obligimin tonë për të ardhmen

Kandidati për deputet nga PDK, Adnan Thaqi, së bashku me profesorin dhe deputetin Ferat Shala, ka zhvilluar një takim me disa nga burrat më të shquar të vendit, të cilët kanë dhënë gjithçka për çlirimin dhe lirinë e Kosovës.

Thaqi theksoi se çdo betejë, çdo plagë dhe çdo humbje e këtyre burrave janë një kujtesë e vazhdueshme për sakrificën që është bërë për lirinë e vendit dhe për obligimin e brezave të rinj për të ndërtuar një të ardhme më të mirë.

“Fjalët e tyre, përkushtimi i tyre dhe vizioni që ata kanë për Kosovën më bëjnë të ndihem edhe më i vendosur për të ecur përpara”, tha Thaqi, duke vlerësuar lart rolin dhe kontributin e tyre për shtetin.

#PDK131
#AdnanThaqi82
#FeratShala16

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë