Adnan Thaqi: Rinia, shtylla kryesore e zhvillimit të Kosovës

Kandidati për deputet nga PDK, Adnan Thaqi, ka zhvilluar një takim të jashtëzakonshëm me studentë dhe të rinj, të cilët, sipas tij, e kanë mbushur me energji dhe kurajo për të vazhduar angazhimin e tij politik.

Thaqi theksoi se dëshira për dije dhe përkushtimi i të rinjve për ta çuar vendin përpara janë një garanci se e ardhmja e Kosovës është në duar të sigurta.

Ai i vlerësoi të rinjtë si shtyllën kryesore të zhvillimit dhe theksoi rëndësinë e mbështetjes së tyre në realizimin e ëndrrave dhe ideve të tyre.

“Me këtë frymë, çdo hap drejt progresit bëhet më i lehtë,” tha Thaqi, duke shprehur bindjen e tij se Kosova mund të ecë përpara edhe më fuqishëm.

🇽🇰 Kosova mundet më mirë!

#PDK131 #BedriHamza1✅
#AdnanThaqi82✅

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë