Rrahman Rama në Podujevë: Sëbashku për një Kosovë më të mirë pas 9 shkurtit

Pas vizitave në Rahovec dhe Mitrovicë, kandidati me numër 7 i PDK-së, Rrahman Rama, e përmbylli ditën me dy takime të rëndësishme në Podujevë. Një takim me bashkëluftëtarët llapjanë dhe një tjetër në familjen Dushkolli në Llaushë.

“Sonte me bashkëluftëtarët llapjanë, kemi diskutuar gjerë e gjatë në Podujevë. Për çdo temë, si ata mua, ashtu edhe unë më së miri i kuptoj ata. Faleminderit shokë!” u shpreh Rama.

Ai theksoi se në çdo qytet dhe me çdo qytetar që takon, shpresa për një Kosovë më të mirë është e pranishme dhe e fuqishme. Kjo shpresë, sipas tij, do të bëhet realitet me qeverisjen e PDK-së pas 9 shkurtit.

“Falënderim i veçantë për familjen Dushkolli për pritjen e ngrohtë në Llaushë. Me përkrahjen tuaj, besojmë se e ardhmja do të jetë më e ndritshme për të gjithë,” përfundoi Rrahman Rama.

#Rr7

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë