Rrahman Rama: Mitrovica mbetet bastion i fortë i PDK-së dhe përqafon planin #mamirë për Kosovën

Sonte në Mitrovicë, Rrahman Rama zhvilloi një takim të ngrohtë me qytetarët, ku atmosfera e krijuar reflektoi mbështetjen e gjerë për vizionin e tij dhe planin #mamirë për Kosovën.

“Mbrëmje e bukur sonte në Mitrovicë, ku pata rastin të diskutoj me shumë qytetarë. Atmosfera e sontme është dëshmi se të gjithë po e përqafojnë planin #mamirë për Kosovën,” tha Rrahman Rama pas takimit.

Duke vlerësuar traditën politike të Mitrovicës, Rama theksoi se ky qytet ka qenë dhe mbetet bastion i fortë i Partisë Demokratike të Kosovës, një simbol i qëndrueshmërisë dhe besimit në vlerat që ajo përfaqëson.

#Rr7

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë