“Thaçi, Thaçi…”, qytetarët e Drenasit i brohorasin Kurtit derisa vihet gur themeli i QKMF-së në Drenas (Video)
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti së bashku me Kryetarin e Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, vendosën gurthemelin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare.
Me një vlerë afër tre milionë euro, ky projekt i nënshkruar me 15 nëntor të këtij viti, po realizohet si rezultat i Marrëveshjes së Mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë dhe Komunës së Drenasit, e i cili pritet të finalizohet dhe të funksionalizohet në shtator të vitit 2025.
Por një situatë jo e këndshme për Kurtin ndodhi derisa vendosej gurthemeli. Disa qytetarë ishin mbledhur afër vendit të ngjarjes dhe brohoritnin ‘Thaçi, Thaçi’…në një moment ndërhyri Lladrovci duke iu thënë se sot ‘Kurtin e kemi mysafir’.
Momenti: