Besim Mulaj: Përkujtojmë heroin Izet Demaj, simbol i guximit dhe sakrificës për Kosovën

Kandidati për deputet nga LDK, Dr. Besim Mulaj, ka marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore për 6-vjetorin e rënies heroike të policit të Kosovës, Izet Qazim Demaj.

Në fjalën e tij, Mulaj vlerësoi lartë sakrificën e Izet Demajt, duke e cilësuar atë si një hero që dha gjithçka për të mbrojtur jetët e qytetarëve dhe për të përfaqësuar vlerat më të larta të guximit dhe përkushtimit ndaj atdheut.

Ai kujtoi njohjen e tij me Demajn, që filloi në shkollë dhe vazhdoi përmes sportit dhe aktiviteteve për ndërtimin e shtetit të Kosovës. Energjia dhe përkushtimi i Demajt ishin një burim motivimi për të gjithë që e njihnin.

Mulaj gjithashtu theksoi rëndësinë e përmirësimit të kushteve për policët e Kosovës, duke përfshirë sigurimin shëndetësor dhe jetësor, që ende mungojnë edhe pas 25 vitesh nga çlirimi.

Në fund, ai shprehu mirënjohje për familjen e Izet Demajt dhe për kolegët e tij që vazhdojnë me përkushtim misionin për sigurinë e Kosovës.

“Lavdi jetës dhe veprës së tij!” përfundoi Mulaj, duke rikujtuar rëndësinë e heronjve si Izet Demaj për të frymëzuar ndryshimet e nevojshme në shtet.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë