“22 persona kërkuan trajtim”, nga QKUK flasin për aksidentin e autobusit te ‘Kroni i Mbretit’

Një aksident trafiku ka ndodhur mes një autobusi dhe një veture këtë të mërkure në rrugën Pejë- Prishtinë.

Drejtori i Klinikës Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Naser Syla, ka thënë se si pasojë e këtij aksidenti, 22 persona kanë marrë trajtim në QKU.

“22 persona janë trajtuar në QKUK. Nuk kanë pasur lëndime të rënda, nuk është paraparë që ta vazhdojnë trajtimin në QKU”, tha Syla për Klanin.

Ndërsa, zëdhënësja e policisë, Arlinda Rexhepi, gjatë ditës ka thënë për Klankosova.tv se nga ky aksident kanë mbetur të lënduar tre persona.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë