Pushteti po e mban seancën parlamentare që opozita tha se u thirr pa i përfillur procedurat – çfarë po ndodhë?

Pushteti është duke e mbajtur seancën parlamentare për të cilën opozita tha se u thirr pa u përfillur procedurat e nevojshme.

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka thënë se sonte “po ndodhë puçi parlamentar dhe shembja e demokracisë”.

Kjo pasi thotë se partia në pushtet ka thirrur seancë të jashtëzakonshme duke mos i respektuar procedurat.

Aktualisht Kuvendi ka miratuar ligjin për Inspektoratin e Mjedisit, me 61 vota për.

Po ashtu, u miratua edhe projektligji për Inspektoratin Qendror të Trashëgimisë Kulturore, me 61 vota për.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë