Bekim Emini, patrioti që kontribuon për Drenicën pa kushte
Bekim Emini nga Skenderaj është shembulli ideal i një patrioti dhe bamirësi që, pavarësisht distancës mijëra kilometra larg vendlindjes, mbetet i lidhur ngushtë me Skenderajn dhe banorët e tij, shkruan portali DrenicaOnline.
Vitin e kaluar, ai realizoi një projekt madhor për shenjëzimin e rrugëve në qytet, duke përdorur burimet dhe firmën e tij nga Gjermania. Me vetëfinancim dhe pajisjet e sjella nga jashtë, projekti u përmbyll me sukses të plotë, duke përmirësuar infrastrukturën dhe kursyer komunës mijëra euro. Si rezultat, Bekimi ka marrë mirënjohje të mëdha nga qytetarët dhe Komuna e Skenderajt.
Bekimi udhëheq një firmë të suksesshme në Gjermani, që merret me ndërtim dhe izolime me epoxid dhe është i njohur për përkushtimin e tij profesional. Ai gjithmonë ka treguar gatishmëri për të ndihmuar, siç bëri edhe pas vërshimeve të vitit 2023, kur kontribuoi me një shumë të madhe parash për të ndihmuar bashkëqytetarët e tij.
“Kjo është më e pakta që mund të bëj për komunën time dhe bashkëqytetarët e mi”, thotë ai
Shembulli i tij është frymëzim për të gjithë dhe një thirrje që Skenderaj të ketë më shumë njerëz si ai, të cilët ndihmojnë pa u kërkuar.
Bekim Emini është një emër që meriton respektin dhe falënderimin e të gjithëve për kontributin e tij të jashtëzakonshëm./DrenicaOnline/