Babai e kërcënon vajzën nga Drenasi, e paralajmëron se do t’ia vras dajën!  

Konfliktet familjare ndonëse përfundojnë si raste në Polici, nuk marrin fund as me arrestimin e dënimin e të dyshuarve për dhunë në familje, kanosje e vepra të tjera. Probleme të tilla ka përjetuar qe një kohë një vajzë nga Drenasi, e cila u detyrua ta denoncojë në Polici prindin e saj, raporton Gazeta Sinjali.

Bazuar në dëshminë e saj, të dhënë para hetuesve policorë, babai i saj e ka telefonuar, duke kërcënuar se do ta vras një familjar.

Ndër të tjera, ai dyshohet se i është drejtuar me fjalët “dajën do ta vras…”, për motive akoma të panjohura.

Lidhur me rastin, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar rasti dhe pritet të ndërmerren veprimet e nevojshme.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë