Aksident tragjik në Skenderaj: Humb jetën këmbësori 75-vjeçar

Një aksident trafiku me pasojë fataliteti është raportuar sot rreth orës 17:00 në fshatin Kopiliq të Skenderajt, transmeton DrenicaOnline.

Sipas informatave, në aksident janë përfshirë një veturë dhe një këmbësor, ku fatkeqësisht këmbësori, rreth 75 vjeç, ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve të rënda.

Njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendngjarje për të kryer hetimet e nevojshme, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, me urdhër të prokurorit.

Hetimet për rrethanat dhe shkaqet e aksidentit janë në proces./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë