Ariana Musliu- Shoshi uron 28 Nëntorin: Inauguruam memorialin e daljes së parë publike të UÇK-së në Drenicë

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka uruar të gjithë shqiptarët me rastin e Festës së Flamurit, 28 Nëntorin, duke e cilësuar këtë ditë si një nga më të shenjtat për kombin shqiptar, transmeton DrenicaOnline.

Me këtë rast, në Drenicë është inauguruar memoriali që përkujton daljen e parë publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), një ngjarje që simbolikisht bashkon Ditën e Flamurit me ditëlindjen e Komandantit Legjendar, Adem Jashari.

“Le të jetë kjo ditë kujtim i përjetshëm për sakrificën e heronjve tanë dhe burim krenarie e frymëzimi për brezat që vijnë,” ka deklaruar Musliu-Shoshi.

Deputetja ka nderuar veprën e pavdekshme të dëshmorëve të kombit dhe ka shprehur mirënjohjen për të gjithë ata që sakrifikuan për lirinë e shqiptarëve, duke e përmbyllur mesazhin e saj me fjalët:
“Lavdi të rënëve për liri dhe nderim për veprën e pavdekshme të tyre!”

#UÇK #28Nëntor #AdemJashari

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë