‘Sulmi dhe cenimi i dinjitetit të Fahrie Hotit është fytyra e vërtetë e kësaj qeverie’
Drejtori i Institutit për Drejtësi, Ehat Miftarja, ka thënë se sulmi dhe cenimi i dinjitetit të Fahrie Hotit dhe grave të Krushës është fytyra e vërtetë e kësaj qeverie,
Miftarja deklaratat e ministrit Peci ndaj Fahrie Hotit e ka cilësuar si sulm publik dhe cenim i dinjitetit.
“Sulmi publik dhe cenimi i dinjitetit të Fahrije Hotit dhe grave të Krushës dhe mungesa e unazave elektronike janë fytyra e vërtetë e kësaj qeverie”, ka shkruar Miftaraj.
Ai tutje tha se lufta dhe mbrojtja e grave kundër dhunën në familje kurrë nuk ka qenë prioritet i kësaj qeverie.