Bedri Hamza premton të krijojë kushte që biznesmenë nga diasporë të investojnë në Kosovë

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se do të krijojë kushte që bashkatdhetarët tanë, biznesmenë të suksesshëm në vende të ndryshme të botës, me kapitalin, përvojën dhe njohuritë e tyre të jenë prezentë në Kosovë, të investojnë, të punojnë dhe së bashku ta zhvillojmë vendin tonë.

Hamza ka postuar një video nga tubimi i tij i së dieles me mërgimtarët në Koln, nga të cilët ka kërkuar që deri më 26 dhjetor të regjistrohen për të pasur të drejtë të votojnë në ambasadat e Kosovës.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë