Kandidati për deputet, Endrit Shala: Me NISMA-n, zëri i qytetarëve do të dëgjohet në Kuvend

Kandidati për deputet nga koalicioni AAK-NISMA, Endrit Shala, shprehu krenarinë dhe vendosmërinë për angazhimin e NISMA Socialdemokrate gjatë Konventës së saj, transmeton DrenicaOnline.

“Sot, dëshmuam unitetin dhe vendosmërinë tonë për të çuar përpara vlerat që na bëjnë krenarë si komb dhe për të ndërtuar një Kosovë të drejtë dhe të zhvilluar”, tha Shala i cili gjatë qeverisjes së kaluar ishte ministër i Tregtisë dhe Industrisë.

Ai vlerësoi veprat konkrete të kryetarit Fatmir Limaj dhe NISMA-s, duke theksuar se zëri i tyre do të jetë fuqishëm i pranishëm në Kuvend për të mbrojtur interesat e qytetarëve me ndershmëri dhe vendosmëri.

“Me NISMA, nuk ka vend për fjalë boshe, por vetëm për veprime konkrete që sjellin rezultate. Jemi gati për këtë përgjegjësi, për ta ndërtuar të ardhmen që qytetarët e Kosovës meritojnë!”

#VeçVEPRA #NISMA #FatmirLimaj #EndritShala #ZëriJuaj

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë