Dibrani dhe Mozzik në Maratonën e Ndryshimit: Mesazh shprese dhe mundësish të reja

Gramoz Aliu, i njohur si Mozzik, mori pjesë sot në Maratonën e Ndryshimit, organizuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve të Kosovës në kuadër të 25-vjetorit të këtij institucioni.

I ftuar nga drejtori Ismail Dibrani, Mozzik përcolli një mesazh të fuqishëm për shpresë dhe ndryshim për të gjithë ata që vuajnë dënimet.

“Jeta është një maratonë – rëndësi ka që të mos ndalemi. Çdo gabim mund të shërbejë si mësim për një të ardhme më të mirë. Ju nuk jeni të harruar, dhe zëri juaj ka rëndësi”, u shpreh ai.

Kjo maratonë simbolizoi përkushtimin për përmirësim dhe një qasje më humane ndaj sistemit penal, duke theksuar se ndryshimi është në duart tona.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë