Varrimi i policit Hashim Muleta bëhet sot në Korroticë e Epërme të Drenasit
Rreshteri i Policisë së Kosovës, Hashim Muleta ka ndërruar jetë pas një sëmundjeje të shkurtë, transmeton portali DrenicaOnline.
Polici nga Korrotica e Epërme e Drenasit, fillimisht kishte shërbyer në Stacionin Policor të Drenasit, pastaj si polic kufitar në Aeroportin e Prishtinës ndërsa së fundi ishte me detyrë në Fushë Kosovë.
Varrimi i të ndjerit, do të bëhet sot (e premte) në orën 15:00, në varrezat e fshatit Korrtocë e Epërme.
Telegram ngushëllime për ndarjen nga jeta të rreshterit policor, kishte dërguar edhe Sindikata e Policisë së Kosovës.
“Me rastin e ndarjes nga jeta të pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Hashim Muleta, familjes së tij, miqve dhe kolegëve të dashur të Policisë së Kosovës, ju shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta. Në këto momente të vështira, jemi pranë jush me mendje dhe zemër”, thuhet në telegramin e SPK-së./DrenicaOnline/