Theret me thikë një person në Skenderaj, dërgohet në gjendje të rëndë në QKUK

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak minutash në sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj, ku një person është therur me thikë.

Sipas burimeve të Rajonit, viktima është dërguar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë për trajtim mjekësor, ndërsa gjendja e tij raportohet e rëndë.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po merret me hetimin e rastit. Më shumë detaje pritet të bëhen të ditura së shpejti.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë