KESCO del me njoftim për ndërprerje të rrymës për shkak të motit të lig

KESCO përmes një njoftimi në Facebook ka thënë se për shkak të kushteve atmosferike të përcjella me rrëbeshe shiu, disa rajone të Kosovës po ballafaqohen me probleme sa i përket furnizimit me energji elektrike.

Në njoftim thuhet se ata janë duke punuar me kapacitete shtesë në mënyrë që të pranojnë secilin konsumatorë që po u drejtohet Qendrës së Thirrjes, por ka kërkuar mirëkuptimin e tyre përgjatë kohës kur u duhet të presin në linjë.

“Për shkak të kushteve atmosferike të përcjella me rrëbeshe shiu, disa rajone të Kosovës po ballafaqohen me probleme sa i përket furnizimit me energji elektrike. Rrjedhimisht, edhe numri i konsumatorëve që i drejtohen Qendrës së Thirrjes, për të marrë informata është rritur dukshëm”.

“Ne jemi duke punuar me kapacitete shtesë në mënyrë që të pranojmë secilin konsumatorë, por kërkojmë mirëkuptimin tuaj përgjatë kësaj kohe kur duhet të presin në linjë”, thuhet në njoftimin e KESCO-s.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë