Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, viziton liderët e UÇK-së në Hagë

Në ditën e shënimit të 30-vjetorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka vizituar në Hagë dy nga figurat më të spikatura të luftës çlirimtare, Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin.

“Fati deshi që sot, në këtë përvjetor të rëndësishëm, të jem pranë dy heronjve tanë, të cilët sakrifikuan gjithçka për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, tha Krasniqi, duke theksuar se qëndresa dhe dinjiteti i tyre janë frymëzim për të gjithë shqiptarët.

Ai kujtoi rëndësinë e sakrificave të luftëtarëve të UÇK-së dhe përkushtimin për të mbrojtur vlerat e luftës çlirimtare. “Forca e tyre na motivon që të vazhdojmë misionin për një Kosovë më të fortë dhe më të zhvilluar,” përfundoi ai, duke e mbyllur mesazhin me një thirrje për optimizëm: “Dielli do të lind përsëri!”

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë